ISIS/ “Der Spiegel” nxjerr blof Ramën: Shqipëria opsioni më i mundshëm

E mërkurë, 13 June 2018 17:41

 Pavarësisht se kryeministri Edi Rama e mohoi krijimin e një kampi refugjatesh nga BE në Shqipëri, mediat gjermane shkruajnë se Shqipëria shihet si vendi i mundshëm për krijimin e këtyre kampeve.

Në një intervistë për ‘Anadolu Agency’ Rama tha nder te tjera se “pretendimet për kamp refugjatësh në Shqipëri nuk janë të vërteta”. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, gazeta gjermane “Der Spiegel” konfirmon kampet e refugjatëve nga BE në Shqipëri.

Duke iu referuar një deklarate të kancelarit austriak, Sebastian Kurz, “Der Spiegel” shkruan ndër të tjera se: “kryeministri austriak Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre”.

I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se a është Shqipëria vendi ku do të ngrihen qendrat, përgjigja e Kurz është: “Do ta shohim”.

‘Der Spiegel’ vijon me pyetjen e vetme në artikull, me të vetmin vend të përmendur: A është Shqipëria vendi i mundshëm? Përgjigjen e jep duke cituar mediat austriake dhe kryeministrin danez, që shohin Shqipërinë se mundësinë më të madhe.

albanien migration

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 18:36

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Makina përplas këmbësorin, 50-vjeçari rëndë në spital

Aktualitet

Makina përplas këmbësorin, 50-vjeçari rëndë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi tek ‘Rruga e Dibrës’ rreth orës 19:18. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.H., ka...

Arrestohet "shefi" shqiptar i trafikut të emigrantëve në Britani

Aktualitet

Arrestohet "shefi" shqiptar i trafikut të emigrantëve në Britani

Një kontrabandist i dyshuar që dërgonte shqiptarë në Britani, është arrestuar nga policia vendase sot pas një operacioni të beftë në shtëpinë e tij. Babai i dy fëmijëve, Alket Dauti, 31...

Video/ Ku shkojnë prodhimet bujqësore

Aktualitet

Video/ Ku shkojnë prodhimet bujqësore

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar shkatërrimin e prodhimeve bujqësore në Kosmac, Vau Dejës.   “Shkaterrimi i prodhimeve bujqesore nga kontrabanda qeveritare!”, shkruan ai bashkëngjitur videos të dërguar nga fermeri dixhital. Statusi i plotë: Sali...