Bashkia Shkodër, barazi gjinore dhe shërbime të integruara për familjen

Hënë, 11 June 2018 16:53

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ka pritur në zyrën e saj pjesëmarrëset në takimin e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake. Pasi u ka uruar mirëseardhjen, zj. Ademi ka njohur zonjat e pranishme me punën e bërë nga Bashkia e Shkodrës për mundësitë e barabarta në këtë institucion apo ato të varësisë, duke dhënë shembuj konkretë. Njëkohësisht, Qytetarja e Parë e Shkodrës ka informuar të pranishmet edhe për mbështetjen sociale dhe të punësimit për gratë kryefamiljare, lehtësitë fiskale dhe shërbimet.  Pasi kanë falendeduar për mikpritjen e rezervuar, zonjat e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake kanë vlerësuar arritjet e Bashkisë së Shkodrës në drejtim të barazisë gjinore por edhe të mbeshtetjes së ofruar dhe materializuar tashmë përmes shërbimeve të integruara për familjen.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Prokurori i Shkodrës del para Vettingut, zbulohet skeda e pasurisë

Aktualitet

Prokurori i Shkodrës del para Vettingut, zbulohet skeda e pasurisë

Vatë Staka është prokurori i dytë i Prokurorisë së Shkodrës që do të përballet me vetingun, pas Besa Nikëhasanit që dështoi të konfirmohej në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...

Lajmi i fundit/ Shkon në 5mln euro shuma brenda makinës ‘Toyota Yaris’, vazhdon numërimi

Aktualitet

Lajmi i fundit/ Shkon në 5mln euro shuma brenda makinës ‘Toyota Yaris’, vazhdon numërimi

Janë bllokuar në portin e Durrësit një sasi e madhe eurosh, në një makinë që transportohej për në Shqipëri. Sipas raportimeve bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 1.5 milionë...

Senegali sërish në epërsi

Sport

Senegali sërish në epërsi

Senegali ka kaluar sërish në epërsi kundër Japonisë. Për 2-1 realizoi Moussa Wague në minutën e 71-të.