Mjerim/ Fle në shkallët e pallatit se s’mund të ngjitet deri në katin e pestë

Diel, 10 June 2018 19:24

Shumë të moshuar janë lënë vetëm dhe jetojnë në kushte mjerane.

E tillë është edhe historia e 60 vjeçares Drande Plani në Shkodër. Kur ajo nuk mund të ngjisë shkallët e pallatit ulet dhe kalon natën poshtë në hyrje të tij.

Nuk i ka mbushur të 60-at, por duket e moshuar. Dhe pse shenjat e bukurisë së hershme shkodranes nuk i janë zhdukur, Drande Plani bën gjumë këtu poshtë te shkallet e pallatit.

Kryesisht gjatë stinës së verës.  Nuk mund të ngjitet dot në katin e pestë të pallatit në lagjen ”Ndoc Mazi” në Shkodër.

E vetme pa fëmijë dhe pa asnjë kushëri, Drandja gëzon një pension prej 9 mijë lekësh. Kjo është çfarë e mban gjallë gruan. Thotë se jeton me qumësht, herë e blen, herë ia falin.

Shoqëri i bëjnë qeni dhe macet e rrugës. Ata i shkojnë nga pas kudo ajo mundet të lëvizë. Kurse kartë identiteti nuk ka prej 40 vjetësh.

Gruaja nuk di të tregojë pse është e vetmuar dhe as pse është në këtë gjendje. As fqinjët e saj që jetojnë në një pallat prej shumë vitesh.

Kur ndonjë komshi e merr për krahu ajo mund të futet në gjirizin e saj.

Thotë se është shtëpia, por dikush shumë më herët ka futur aty orendi e mallra dhe e ka kthyer në magazinë.

60 vjeçarja mund të rrijë vetëm në korridor. Ajo është një nga shumë të moshuarat të lëna vetëm dhe të harruar, jo vetëm në Shkodër./ Abc news

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Prokurori i Shkodrës del para Vettingut, zbulohet skeda e pasurisë

Aktualitet

Prokurori i Shkodrës del para Vettingut, zbulohet skeda e pasurisë

Vatë Staka është prokurori i dytë i Prokurorisë së Shkodrës që do të përballet me vetingun, pas Besa Nikëhasanit që dështoi të konfirmohej në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...

Lajmi i fundit/ Shkon në 5mln euro shuma brenda makinës ‘Toyota Yaris’, vazhdon numërimi

Aktualitet

Lajmi i fundit/ Shkon në 5mln euro shuma brenda makinës ‘Toyota Yaris’, vazhdon numërimi

Janë bllokuar në portin e Durrësit një sasi e madhe eurosh, në një makinë që transportohej për në Shqipëri. Sipas raportimeve bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 1.5 milionë...

Senegali sërish në epërsi

Sport

Senegali sërish në epërsi

Senegali ka kaluar sërish në epërsi kundër Japonisë. Për 2-1 realizoi Moussa Wague në minutën e 71-të.